Formacioni i mundshëm i Real Madridit për vitin 2025 me Endrick dhe Arda Guler si startues

10 months ago 12

Real Madridi ka shumë talentë në radhët e veta dhe sulmuesi brazilian Endrick do t’iu bashkohet atyre në verë.

Ne mund të fillojmë duke imagjinuar formacionin e ardhshëm të Real Madridit,  me lojtarët që janë të prirur për t’u bashkuar me Los Blancos në afatet kalimtare të ardhshme.

Courtois; Reece James , Militao, Inacio , Davies ; Valverde, Tchouameni, Bellingham; Guler , Endrick , Vinicius Jr.

Ka një shans të madh që Alphonso Davies të bëhet mbrojtësi i ri i majtë i Real Madridit.

Ardhja e Reece James nuk është aq evidente, por madrilenët janë mjaft të interesuar edhe për shërbimet e tij. Goncalo Inacio ka të ngjarë të bashkohet me Real Madridin në verë.

Mesfusha duket e kompletuar tashmë dhe ka edhe Eduardo Camavinga që me siguri do të ishte pjesë e skuadrës.

Ekzistojnë gjithashtu opsione përpara. Arda Guler përgjithësisht ndihet mirë si një lojtar sulmues në të djathtë, kështu që ai mund të jetë partner me Endrick dhe Vinicius Junior në vijën e parë.

Por mos harroni për Rodrygo dhe ndoshta Kylian Mbappe, i cili ende ka mundësi të përfundojë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Read Entire Article