FOTO/ Izraeli publikon foton: Gjysma e komandantëve të Hamas kanë vdekur

10 months ago 12

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat e armatosura të vendit të tij vranë rreth gjysmën e komandantëve të Hamasit gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore që kanë kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Ushtria izraelite supozon se Hamasi ka gjithsej 24 njësi që luftojnë në Gaza, me rreth 1000 anëtarë secili.

Së shpejti, nuk do të ketë asnjë nga këto njësi të aftë për të kërcënuar Izraelin, tha nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad, duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp me kryeministrin Netanyahu. Sipas tij, Hamasi po humb gradualisht kontrollin mbi Rripin e Gazës.

“Ne nuk do të harrojmë, as nuk do të falim”, tha Netanyahu, dy muaj pasi lufta Izrael-Hamas shpërtheu në një sulm të paprecedentë nga militantët e lëvizjes islamike palestineze më 7 tetor.

Ushtria izraelite ka nisur operacionet në jug të Gazës që nga dita e djeshme, veçanërisht në qytetin më të madh, Khan Yunis.

Netanyahu doli gjithashtu kundër organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe OKB-së, sepse sipas tij, nuk raportojnë krimet seksuale të kryera nga anëtarët e Hamasit ndaj grave.

Ditën e djeshme, gjatë një takimi me pengjet e liruar gjatë armëpushimit të fundit dhe të afërmit e tyre, kryeministri izraelit u tha gazetarëve se kishte dëgjuar nga ata rrëfime të tmerrshme të përdhunimit.

Our forces continue to operate against Hamas’ leadership in Gaza:

🔴IDF forces eliminated several Hamas commanders and operatives of the Northern Gaza Strip Brigade—the second largest brigade of Hamas—who were hiding in a tunnel located near the Indonesian Hospital during the… pic.twitter.com/mydADVsJaX

— Israel Defense Forces (@IDF) December 6, 2023

Read Entire Article