Anulohet ndeshja Skënderbeu – Dinamo e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.
Shkak i anulimit mësohet të jenë bërë reshje të dendura të dëborës dhe pamundësia për të pastruar fushën.
Kanë qenë vëzhguesit e ndeshjes si dhe delegati të cilët pasi kanë komunikuar me zyrtarët e sektorit të garave kanë vendosur që ndeshja të mos luhet ditën e sotme, por një ditë tjetër.
Siç duket edhe në foton e siguruar nga gazetari i Vizion Plus Tonin Frroku, futbollistët e Dinamos janë detyruar të kthehen mes borës në kryeqytet pa zhvilluar ndeshjen.
/vizionplus.tv