FOTO/ Pamje apokaliptike nga Atika në Greqi, gjatësia e frontit të zjarrit arrin deri në 30 km

1 month ago 9
Reklamë

Prej disa javësh vijon aktiv zjarri në Atikë të Athinës. 24 orët e fundit situata është përkeqësuar, ku vatrat e zjarri kanë dalë jashtë kontrollit dhe e kanë zgjeruar sipërfaqen e flakëve, ndërsa pamje apokaliptike janë publikuar nga zona e Atikës dhe përreth. Në betejë me flakët janë 560 zjarrfikës, 16 ekipe pyjore, 177 mjete dhe 32 mjete ajrore.

Shqetësimin e shton edhe fakti se, siç thanë meteorologët dhe përfaqësuesi i zjarrfikësve, në orët në vijim pritet forcim i mëtejshëm i erërave të cilat tashmë kanë ndihmuar zjarri për të përshkuar një distancë të madhe duke djegur gjithmonë në rrugën e tij, me gjatësinë e frontit që arrin 30 km. Siç thuhet nga meteo.gr, distanca në të cilën është transportuar tymi në jugperëndim llogaritet të jetë më shumë se 300 km.

Read Entire Article