Fotografoi një shtetas pa dijeninë e tij dhe i publikoi foton, e pëson 38-vjeçari

1 month ago 20

Një 38-vjeçar me inicialet S.G., banues në fshatin Golem është proceduar penalisht.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, 38-vjeçari ka fotografuar pa dijeninë e tij një 34-vjeçar dhe më pas fotot i ka shpërndarë në një aplikacion komunikimi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori teksa 38 vjeçari u procedua penalisht.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. G., 38 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi dyshohet se ka fotografuar një 34-vjeçar, pa dijeninë e tij, dhe e ka shpërndarë foton, në një aplikacion komunikimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article