Fotoja e shkrepur në Parlament, Flamur Noka i rrezikon jetën gardistit? Babani: Veprim shumë i rrezikshëm

6 months ago 17
Reklamë

Armando Babani, fotografi i njohur, ishte i ftuar në “Breaking me Xhoi Malësia”, në Top News.

Ai u ndal tek disa nga fotot më të bukura të realizuara, por dhe ato më pikantet. Një prej tyre ishte dhe momenti kur deputeti i PD Flamur Noka, i ishte afruar një prej gardistëve të Parlamentit me një flakadan në dorë.

Ky moment është fiksuar në kohë përmes aparatit të tij, teksa duke e komentuar këtë shkrepje, Babani thotë se është një veprim i rrezikshëm nga ana e deputetit. Kjo sepse një flakadan ka barut, dhe parë në këtë aspekt, mund të shkaktonte dëmtime në fytyrën e tij.

“Është tmerrësisht e rrezikshme sepse flakadani ka barut brenda, dhe në fytyrë, në sy, në frymëmarrje nuk mund ta vëmë. Unë do thoja është e rrezikshme për jetën e atij gardisti.. por si shumë gjëra, dhe këtë ne e marrim shumë lehtshëm”, u shpreh ai.

Top Channel

Read Entire Article