Fotolajm/ Edi Rama dhe Albin Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë për festën e Pavarësisë

10 months ago 46
11:02 28/11/2023

Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë shtrënguar duart në Vlorë, ku të dy ndodhen në qytetin ku 111 vite më parë u ngrit flamuri shqiptar.

Dy Kryeministrat morën pjesë së bashku në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

Pas mosdakordësive në distancë mes dy liderëve për çështjen e raportit Kosovë-Serbi, tashmë duket se ujërat janë qetësuar. Kjo u duk edhe në deklaratën e një dite më parë të Kryeministrit Edi Rama, që vlerësoi Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë pranuar propozimin për asociacionin.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article