FOTOLAJM/ Kamala Harris si komuniste, sulmi i Elon Musk me imazhin e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale

1 week ago 28
Reklamë

Miliarderi Elon Musk ka publikuar në rrjetin social “X” një imazh të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ku kandidatja demokrate për presidente e SHBA, Kamala Harris, duket si një lidere komuniste.

Në imazhin e publikuar nga manjati i teknologjisë, Harris duket e veshur me të kuqe, në kokë ka vënë një kapele me simbolikën e komunizmit, çekiç dhe drapër.

Përbuzja e Musk për Partinë Demokratike nuk është e papritur për opinion publik, pasi ai njihet si një mbështetës i madh i republikanit Donald Trump, që garon për mandatin e dytë presidencial.

Read Entire Article