Franca e Gjermania duan të ndalojnë Kosovën në KiE, Kuҫi jep paralajmërimin e fortë për këto shtete

5 months ago 9

Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të Këshillit të Europës që po përgatiten të bllokojnë votimin për pranimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave.

Ai këtu radhit edhe dy shtetet aleate të Kosovës, Francën e Gjermaninë.

Lidhur me këtë ҫështje, njohësi i çështjeve politike, Gurakuq Kuçi i pyetur nga Bota sot, ai ka dhënë një paralajmërim për ata që duan të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Nëse dikush po përgatitet të mos lejojë anëtarësimin e #Kosovës në @coe, prisni periudhën e rënies së shpejtë të institucioneve ndërkombëtare, edhe më keq se Lidhja e Kombeve. Ai ka etiketuar edhe tri shtete evropiane, #Francë #Gjermani #MB”, thotë Kuҫi.

Ai këtë qëndrim të tij e ka ndarë edhe në platformën X.

Read Entire Article