Franca nderon veteranin e fundit francez të zbarkimit aleat në Normandi (fotot)

1 year ago 75
Reklamë

Leon Gautier, francezi fundit i mbijetuar nga zbarkimi aleat në Normandi në 1944 i cili vdiq të hënën, mori sot nderime qeveritare nga presidenti Macron që vlerësonte “frymën republikane të rezistencës”.

Leon Gautier ishte mes 177 ushtarëve francezë që morën pjesë në zbarkimin e pergjakshem të 6 qershorit 1944, që supozohet se ktheu rrjedhën e luftës mizore në favor të forcave aleate.

Ai i përkiste grupeve komando Kieffer, që luftuan kundër nazistëve bashkë me britanikët, amerikanët dhe forcave të tjera pasi qeveria franceze u dorëzua te Gjermania në 1940.

100 vjeçari vdiq të hënën në spitalin e Caen, njoftonte kryebashkiaku i Ouistreham, qyteza pranë plazheve të Normandisë ku u zhvilluan betejat që kujtohen çdo vit.

Zbarkimi i 6 qershorit 1944, i njohur ndryshe si ‘D-Day’, ishte operacioni më i madh amfib luftarak i realizuar ndonjëherë.

Sulmi drejtuar nga trupat amerikane, kanadeze e britanike kishte forca nga të gjitha shtetet e Evropës, mijëra prej të cilave u lëshuan me parashuta, para nisjes së zbarkimit të rreth 100 000 trupave të tjera nga luftanijet.

Më shumë se 4,000 trupa aleate u vranë që në ditën e parë të misionit, e dhjetra mijëra të tjerë deri në arritjen e fitores së përgjakur.

I ndjeri Gautier i cili kishte jetuar në zonë prej viteve 1990, pas tmerreve të luftës u bë aktivist paqeje.

Top Channel

Read Entire Article