Fredi Beleri bashkon Greqinë me Rithemelimin, Noka e Boçi takojnë deputetin e Janinës: T’i jepet fund paraburgimit të kandidatit të Himarës

6 months ago 11
Reklamë

Rithemelimi i Partisë Demokratike ndan të njëjtin qëndrim me Greqinë zyrtare sa i takon çështjes së Fredi Belerit.

Kjo u konfirmua edhe gjatë një takimi që sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka dhe nënkryetari Luçiano Boçi zhvilluan në Janinë me deputetin e kësaj zone Takis Theodorikakos.

Siç njofton edhe vetë deputeti grek në rrjetet sociale gjatë takimit u diskutua edhe për ti dhënë fund paraburgimit të kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar nga SPAK për blerje votash.

“Në Janinën mikpritëse jam takuar sot me miqtë e mi Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm, deputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Diskutuam dhe shkëmbyem mendime për shumë çështje interesante dhe sigurisht për nevojën për t’i dhënë fund paraburgimit të bashkatdhetarit tonë, kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleris“, ka shkruar Takis Theodorikakos në rrjetet sociale.

Top Channel

Read Entire Article