Fredi Beleri intervistë nga burgu për mediat greke: Sundimi i ligjit në Shqipëri nuk funksionon

10 months ago 26
09:22 28/11/2023

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka folur nga burgu për radion greke “Skai 100.3”, ku ka thënë se sundimi i ligjit në Shqipëri nuk funksionon.

Beleri bëri të ditur se më 4 Dhjetor do të vendoset nga Gjykata e Lartë nëse do të lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës ose jo.

“Sundimi i ligjit në Shqipëri nuk funksionon. Ligji është i qartë. Kur dikush nuk është dënuar dhe vendimi nuk ka marrë formë të prerë, kryetari mund të betohet. Opozita nuk mund të kryejë detyrat e saj në Parlament. Po bëhet gjueti shtrigash nga qeveria shqiptare. Kushdo që nuk pëlqehet nga Rama, përsekutohet në çdo kohë. Nuk ka barazi”, u shpreh Fredi Beleri për median greke.

Fredi Beleri pretendoi sërish se është i pafajshëm.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës akuzohet për blerje votash.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article