Frenimi i Juventusit, Interi do të tentojë ‘arratinë’ në krye

10 months ago 40

Genoa frenon Juventusin dhe bardhezinjtë nuk mundin t’i marrin Interit vendin e parë në renditjen e Serisë A. Sfida hapëse e javës së 16-të në kampionatin Italian Genoa-Juventus u mbyll në barazim 1-1.

Miqtë nga Torino kaluan në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Federico Chiesa por vendasit barazuan në fillimin e pjesës së dytë me Albert Gudmundson.

Juventusi i dyti me 37 pikë një më pak se Interi kryesues që nesër në mbrëmje ndaj Lazios ka shansin ‘të arratiset’.

Read Entire Article