Frenkie De Jong rrezikon të mbetet jashtë fushës për një kohë të gjatë

11 months ago 41
Reklamë

Frenkie De Jong mund të jetë jashtë fushës deri në muajin nëntor, pas lëndimit që pësoi në fitoren e Barcelonës me rezultat 3:2 ndaj Celta Vigos të shtunën.

Reprezentuesi holandez u detyrua të largohet nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë për shkak të një lëndimi duke ia liruar vendin Gavit.

Frenkie de Jong was subbed off in the first half with an injury and was replaced by Gavi. pic.twitter.com/8b60NZGq50

— ESPN FC (@ESPNFC) September 23, 2023

Siç raportojnë mediat nga Spanja, lëndimi duket të jetë më serioz se sa është menduar më parë dhe De Jong mund të mos jetë i gatshëm të luajë deri në muajin nëntor.

Barcelona ia doli që të rrëmbejë tri pikët pa hoaldnezin në fushë, por lëndimi i tij shkakton një panikë të madhe në kampin blaugran pasi ata janë duke e vuajtur gjithashtu edhe mungesën e Pedrit, i cili nuk do të jetë në dispozicion të Xavit deri në përfundim të pauzës më kombëtarë në muajin tetor.

Teksa katalanasit po i afrohet një kalendari me ndeshje të rëndësishme, në mesin e tyre ndaj Portos në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Real Madridit në ligë, mungesa e De Jong që ka qenë vital në lojën e Barçës po konsiderohet si një goditje e rëndë për klubin.

Barcelona ndeshjen e radhës e zhvillon të martën (26 shtator) ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit./Telegrafi/

Read Entire Article