FRESSH feston 32-vjetorin e themelimit

9 months ago 26
23:34 15/01/2024

Veliaj: Duhet të hapet për vajza e djem të rinj

32-vjetori i themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist mblodhi ish-drejtues të tij ndër vite dhe anëtarë të rinj.

Teksa i uroi në këtë ditë, Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se misioni i Partisë Socialiste është të ftojë sa më shumë të rinj që t’i bashkohen familjes së madhe.

“Secili prej jush duhet t’i japë dorën dikujt, duhet t’i jap krahë, duhet t’i frymëzojë shokët dhe shoqet e tij, duhet të hapë organizatën për çuna dhe goca të reja. Në fund të pranverës ne duhet të kemi një ushtri të re, një skuadër te re, një energji të re, një shtesë të re të familjes sonë, me djem dhe vajza që kanë çfarë i japin organizatës sonë, kanë se me çfarë idesh të kontribuojnë, kanë se çfarë energjie të injektojnë në familjen tonë”, tha Veliaj.

Në këtë aktivitet Veliaj, komentoi dhe zhvillimet në krahun e opozitës.

“Besoj që mësimi më i madh nuk është gëzimi sesi kokoshi u kthye në një thelë, sesi nga një parti që drejtonte Shqipërinë, përfundoi te një qytet, pastaj te një bulevard, pastaj te një rrugicë, pastaj te një dritare. Ai në fakt është një kambanë alarmi që një parti që nuk hapet, që nuk reformohet, që nuk lëviz, që nuk mat pulsin e shoqërisë, që nuk ecën me ritmin e rinisë është e destinuar të degradojë”.

Veliaj nënvizoi se fokusi i socialistëve është se si ta bëjnë Tiranën dhe Shqipërinë një histori suksesi.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article