“Frika për luftë në Ballkan”/ Analisti zbërthen prapaskenat - ja plani i Vuçiqit!

8 months ago 19

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një vizite në ekspozitën e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Ushtrisë Serbe në kazermën Topçider, ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes atje ka porositur 80 autoblinda Lazar 3 dhe 112 autoblinda Millosh.

Megjithatë, nuk është plotësisht e qartë se çfarë do t'i bëjnë ushtrisë serbe, e cila ka 28,000 anëtarë, gati 200 automjete të reja të blinduara.

“E vetmja gjë është se ata fshehin të gjitha tanket dhe mjetet luftarake të këmbësorisë që janë më të vjetra se dyzet vjet”, shkruan Mario Galiç për portalin kroat Index.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Nexhat Haziri.

Ai thotë se militarizmi i ballkanit nuk është një mesazh pozitiv për Perëndimin.

Image

Nexhat Haziri

Sipas tij, këto armë që presidenti serb deklaroi se do i blej nga Rusia, shpërfaq edhe një herë ambiciet e tyre për ta destabilizuar ballkanin, si Malin e Zi, Bosnjen por edhe Kosovën.

“Militarizimi i balkanit nuk është një mesazh pozitiv për Perëndimin, duke pasur parasyshë edhe ndikimin rus për t’i shtyer interesat e saj gjeo-strategjike në rajonin tonë përmes Serbisë që ta mbajë këtë pjesë të Evropës nën tension dhe në destabilitet permanent politik dhe të sigurisë. Këto armë që presidenti serb deklaroi se do i blej nga Rusia, shpërfaqë edhe njëherë ambiciet e tyre për ta destabilizuar ballkanin, si Malin e Zi, Bosnjen por edhe Kosovën. Mbi bazën e këtyre zhvillimeve , të armatosjes së Serbisë me armatim rus dhe kinez ka bërë që Perëndimi të veprojë për të parandaluar çdo inicident në Ballkan dhe poashtu jo rrallë herë ia ka tërhequr vrejtjen Serbisë se nuk do të lejoj kurfar konflikti të ri në Ballkan. Dhe si një përgjegje e Perëndimit ndaj Serbisë është edhe rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, stërvitjet e ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s nga Ballkani e aktivitete të tjera ushtarake të aleancës veri-atlantike në Ballkan”, u shpreh ai.

Më tej, ai thekson që Vuçiq po e përdorë ushtrinë e tij për të iu kundërvënë Bashkësisë ndërkombëtare.

Ai thekson që Serbia nuk është e gatshme për të sulmuar shtetet e rajonit.

“Përtej kësaj Vuçiq po e përdorë ushtrinë dhe armatimin edhe si njëfar lloj kundërvënie ndaj bashkësisë ndërkombëtare në presionin që kjo e fundit po i bënë për zgjedhjet e fundit parlamentare atje, të cilat sipas mekanizmave ndërkombëtare ishin të manipuluar. Dhe në fund të fundit, këto vërgllima armësh që vinë nga Serbia më shumë po i përdor Vuçiqi për opinionin e brendsh në Serbi, se sa që Serbia është e gatshme për të sulmuar shtetet e rajonit, kur dihet se tashmë ajo është e rrethuar me shtete anëtare të NATO-s dhe NATO-nuk do ta tolerojë për asnjë predhë të shkrepur ndaj Kosovës dhe cilido qoftë në rajon, dhe këtë sigurisht e ka të ditur edhe vet z. Vuçiq”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article