“Frikacak”, vjen reagimi i ashpër ndaj Vuçiqit: Këto janë strategjitë primitive që po i përdor ndaj Kosovës!

10 months ago 11

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbisë është një nga çështjet kryesore, e cila është edhe pjesë e dialogut në Bruksel.

Marrëdhëniet mes dy shteteve vazhdojnë të jenë të tensionuar, me presidentin serb që nuk i ndalon kërcënimet dhe provokimet ndaj Kosovës.

E për këtë opinionisti Dedë Preqi, nuk se tha ka shumë vlerë njohja e Kosovës nga Serbia.

Ai vlerëson se mjafton që Serbia të mos e shqetësojë popullin shqiptar me trazimet e saj, ndonëse është e vështirë të pritet paqe nga një shtet që e udhëheq një lider frikacak, siç është Vuçiqi.

“Nuk ka aq vlerë domethënia e njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia, por me rëndësi është që Serbia ta njohë realitetin e Kosovës, dhe populli shqiptar ta ndjejë lirinë dhe rehatinë në vendin e vet të sigurt dhe pa trazime e shqetësime, duke jetuar në qetësi dhe harmoni të plotë, jo vetëm populli shqiptar si shumicë, por edhe të gjitha minoritetet tjera që jetojnë në këtë vend.

Kuptohet se paqen mund ta bëjnë vetëm njerëzit e natyrshëm, paqen mund ta bëjnë edhe popujt e kulturuar dhe të shëndoshë në mendje, paqen mund ta bëjnë burrshtetasit e ngritur e dinjitoz, të cilët ia dëshirojnë paqën jo vetëm popullit të vet, por edhe popujve tjerë, paqen mund ta bëjnë ata që janë në shpirt dhe në zemër të pastër e të sinqertë, paqen mund ta bëjnë vetëm ata njerëz që janë guximtarë, jo edhe frikacakë sikur është sot Aleksandër Vuçiq”, deklaroi opinionisti.

Krahas kësaj, Preqi bëri një krahasim të Vuçiqit me Aleksandërin e Madh, derisa presidentin serb e kriitkoi për strategjitë primitive ndaj Kosovës dhe e cilësoi atë frikacak.

Image

Dedë Preqi

“Çka do të thotë emri Aleksandër, i cili emër vjen nga gjuha greke, që do të thotë «mbrojtës i njerëzimit» pa dallim, por ky Aleksandri i Vuçiqëve të Serbisë, nuk i ngjan një Aleksandri të Madh, dhe asnjë Aleksandëri të vogël, sepse këtë emër e ka marrë gabimisht, dhe as populli i vet nuk do një njeri të tillë, sepse strategjitë e tij nuk janë paqësore, por janë strategji primitive dhe të udhëqësve frikacakë.

Të mbani emrin e Aleksandrit të Madh dhe të mbetesh frikacak është mëkat, prandaj, Aleksandër Vuçiq, si president i Serbisë, që t’i afrohet pakëz këtij njeriu të madh të botës, dhe të krijojë një strategji të paqes,  së pari të kërkoj falje shqiptarëve dhe të tjerëve për gjitha krimet dhe gjenocidin që i shkaktoj fashizmi serb i Millosheviqit, i cili në këtë mënyrë do ta merrte rolin e një paqësori ballkanik, duke u deklaruar vetë para botës, se tani ka filluar një epokë e re, dhe ajo është epoka e paqes ballkanike, të cilën do ta respektonin i madh dhe i vogël i kësaj bote”, theksoi ai.

Ndër të tjera, opinionsti potencoi se në krye me Vuçiqin, nuk do të përmbyllen me sukses negociatat Kosovë-Serbi.

“Përndryshe, edhe Aleksandër edhe frikacak, është e pamundur dhe e pakuptimtë, që asgjë nuk do të përmbyllet me negociata të thata me një të tillë, në veçanti pa u trajtuar dhe pa u realizuar pajtueshmëria dhe paqja në mes këtyre dy popujve shqiptar dhe serb, sepse kjo lëngatë e vjetër, do ua këput ardhmërinë edhe gjithë gjeneratave e pas gjeneratave që do vijnë pas nesh”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

Read Entire Article