Frikë për “kthesën” e papritur të Serbisë, Sonja Biserko: Vuçiq mori dritën jeshile për këto dy vende si kompensim për Kosovën

2 months ago 9

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur për nënshkrimin e Memorandumit të Serbisë me Bashkimin Evropian, për lëndët e para të qëndrueshme.

Ajo ka hedhur poshtë dyshimet se kjo marrëveshje u nënshkrua në ditën kur autoritetet serbe vranë të arratisurin nga Kosova Faton Hajrizi.

Sipas saj, ky Memorandum ka forcuar pozicionin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Marrëveshja ka qenë në rendin e ditës prej kohësh dhe nuk mendoj se ka lidhje me të vrasja e policit. Memorandumi para së gjithash perceptohet duke gjykuar nga reagimet e shumta, nëse ky memorandum e ka afruar atë me BE-në. Nënshkrimi i Memorandumit për lëndët e para të qëndrueshme forcoi objektivisht pozicionin e presidentit Vuçiq”, ka thënë Biserko për gazetën “Bota sot”.

Ajo e vlerëson këtë marrëveshje, si kthesë të papritur të Vuçiqit pas dy vitesh izolim diplomatik. Teksa ka folur për frikën e vendeve fqinje, Biserko ka thënë se me këtë memorandum Serbia mori dritën jeshile për Malin e Zi dhe Republikën Srpska si kompensim për Kosovën.

“Çështja është nëse memorandumi dhe kjo kthesë e papritur e Vuçiqit pas dy vitesh izolim diplomatik, nënkupton një rrugë më të shpejtë drejt anëtarësimit në BE apo, siç tha ai, "një kërcim kuantik drejt së ardhmes", dhe nëse një ngecje në reformat e nevojshme, afërsia me Rusinë dhe Kinën, do të tolerohet, më e rëndësishmja, marrëdhëniet e tij me rajonin. Vendet fqinje kanë frikë se me këtë memorandum Serbia mori dritën jeshile për Malin e Zi dhe Republikën Srpska si kompensim për Kosovën. Këto frika nuk janë të pajustifikuara duke pasur parasysh veprimet e Serbisë në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, deklaratën e fundit nga Parlamenti i gjithi pro-rus dhe narrativën shumë toksike ndaj të gjitha vendeve të rajonit”, është shprehur Sonja Biserko.

Megjithatë, sipas saj, kjo kthesë nuk do ta përshpejtojë rrugën e Serbisë drejt BE-së.

“Një kthesë e tillë është padyshim e rëndësishme për sa i përket orientimit, por gjithsesi duket se memorandumi nuk do ta përshpejtojë ndjeshëm rrugën e Serbisë, nuk mund të anashkalohet gjatë stanjacionit disa vjeçar dhe reformave të ngadalta, por mbi të gjitha forcimit të autoritarizmit, shkatërrimit të institucioneve dhe mediave, mbytjes së hapësirës publike dhe opinionit kritik”, ka pohuar Biserko për “Bota sot”.

Qeveria në Serbi nënshkroi me 19 korrik një Memorandum Mirëkuptimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik për lëndët e para të qëndrueshme. Dokumenti u nënshkrua pas një takimi mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Kancelari Scholz ka thënë në Beograd se projekti Jadar, i cili parasheh krijimin e një miniere litiumi në pjesën perëndimore të Serbisë, është gjë e mirë për këtë vend./Botasot

comment

Read Entire Article