Analisti Genc Burimi, me anë të një interviste në Skype në News 24 ka komentuar situatën politike në vend.
Burimi thekson se në Shqipëri nuk po ndalojnë aferat korruptive. Ai tha se jemi një vend ku po funksionin vetëm propaganda. Burimi u shpreh se i frikësohet faktit se vendi mund të shkojë drejt një lufte civile.
Genc Burimi: Niveli i korrupsionit në Shqipëri është tepër i lartë. Nuk po ndalon rrebeshi i aferave. Duhet që hetimet të nisin nga “koka”. Drejtësia duhet të jetë e fortë me të fortin e jo me të dobëtin. Jemi një vend ku funksionon me forcë propaganda. Shqiptarët po largohen dhe është ajo që themi ne shpesh që “ky vend nuk bëhet”. Drejtuesit mendojnë vetëm për veten e tyre. Nga ajo që shoh, frikësohem se vendi mund të shkojë drejt një luftë civile. Kemi një opozitë që mendon se nuk ka më demokraci. Ndërkombëtarët kanë tendencë gjithmonë që të mbrojnë qeverinë. Nuk ka zgjidhje tjetër, përpos se teoria e “bebes që qan”, për t’ju thënë ndërkombëtarëve se situata në vend është e rëndë dhe të ketë qeveri teknike, si në RMV. Drejtësia duhet të mos jetë politike, zgjedhjet duhet të mos vidhen më.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb