Fshehu sirianët në një banesë të braktisur në Lushnje/ Arrestohet korçari, i dënuar edhe më parë nga gjykata e Vlorës për trafikim të qenieve njerëzore

1 year ago 87
Reklamë

Policia ka arrestuar Kristian Plakun, i cili kishte fshehur në një banesë të braktisur në askin Lushnje-Rrogozhinë 8 klandestinë sirianë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Plaku është ndjekur për rreth 1 km me vrap nga ana e policisë, në tentativë për tu fshehur.

Të njëjtat burime, bëjnë me dije se Kristian Plaku nga Maliqi i Korçës ka qenë edhe më parë i dënuar nga gjykata e Vlorës për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

8 klandestinët sirianë, 4 burra dhe 4 gra, pasi u gjetën nga ana e policisë, u shoqëruan për në komisariatin e Lushnjes për veprimet e mëtejshme.

Read Entire Article