FSHF kundër Superligës Europiane

10 months ago 28
23:49 21/12/2023

“Meritojeni në fushë! Kompeticioni dëmton ekosistemin e futbollit Europian”

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë kundër organizimit të Superligës Europiane. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, FSHF i është bashkuar kështu nismës së shumë federatave, kombëtareve apo edhe klubeve më të mëdha Europiane për të mos lejuar skuadrat që të marrin pjesë në këtë kompeticion.

“Meritojeni në fushë” është slogani i përdorur nga FSHF, që e cilëson të ashtuquajturën ‘Superligën Europiane’ si dëmtuese të ekosistemit në futbollin europian.

Qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe Federata Italiane e futbollit. Kjo e fundit këmbëngul se qëllimi i tyre është të mbrojnë ‘parimin e përgjithshëm të meritave sportive’ dhe ‘interesat më të mira të futbollit italian’. Në Serie A, klubet që kanë zbuluar tashmë edhe qëndrimin kundër janë Roma dhe Inter. Kundër kësaj nisme është edhe Federata Angleze.

Përmes kryeministrit të vendit, Rishi Sunak, ata kanë kërcënuar ekipet që nëse marrin pjesë mund të ketë sanksione të rënda, madje edhe ligjore. Sigurisht kundër këtij kompeticion është organizmi drejtues i futbollit Europian, UEFA, por edhe ai botëror FIFA.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article