Fshihte në banesë “të fortin e Niklës”, arrestohet 21-vjeçari Klajdi Haka

1 week ago 30
Reklamë

Policia ka vënë në pranga Klajdi Hakën, nën akuzën se fshihte në banesën e tij të shumëkërkuarin  Marklen Haka.

Marklen Haka u arrestua ditën e djeshme nga forcat e rendit. Ai njihet si pjesëmarrës në organizimin e një atentati ndaj vëllezërve Valter dhe Durim Bami.

Nga bisedat e zbardhura në aplikacionin Sky ECC zbulohet se pavarësisht miqësive që kishte me Valter dhe Durim Bamin, Marklen Haka furnizonte me informacione kundërshtarët e vëllezërve Bami, që kishin ti eleminonin këta të fundit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi Klajdi Haka, 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article