FSK në veri? Komentohet paralajmërimi i Sveçlës – rikujtohet kjo marrëveshje dhe roli i KFOR-it

2 months ago 16
Reklamë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Prishtina zyrtare është gati të fusë ushtrinë në veri, në rast të një sulmi të mundshëm nga ana e Serbisë.

“... Ne do të donim që të kishim një fqinj demokratik dhe jo një fqinj që është faktor destabiliteti. Patjetër që do të ishim të gatshëm që të fusnim ushtrinë në rast të një sulmi të mundshëm në veri të Kosovës.

Fatkeqësisht ekziston një marrëveshje apo zotim i vitit 2013, ku thuhet se FSK mund të futet në këto 4 komuna në veri vetëm me lejen e komandantit të KFOR-it. Kjo jo vetëm që është e padrejtë, por edhe e çuditshme”, tha ndër tjera ai.

Mirëpo, FSK me marrëveshje nuk mund të operojë në veri, pa një vendim te KFOR-it.

A duhet që një vendim i tillë të ndryshojë, flasin njohësit.

Hoxha: Sveçla nuk mund të flasë për këtë zyrtarisht dhe me kompetencë

Ish-ushataraku Hafir Hoxha në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë ministri Sveçla nuk ka kompetencë të flasë për këtë çështje derisa është ministri i Mbrojtjes.

Image

Ish-ushataraku Hafir Hoxha

Ai këto deklarime i sheh më shumë si kundër reagime ndaj atyre që i bën Vuçiq për Kosovën.

“Ministri Sveçla është ministër i Punëve të Brendshme, dhe jo Ministër i Mbrojtjes ku mund të flet për FSK-në, së paku jo zyrtarisht dhe me kompetencë

Deklarata e tij dhe shumë deklarata të liderëve politik dhe qeveritarë të Kosovës më shumë deklarime politike si kundër reagim në deklaratat e rregullta provokuese që i bën Vuçiq ndaj Kosovës sa për ta mbajtë këtë çështje në aktualitet politik në Serbi”, deklaron ai.

Tutje, Hoxha thotë se për këtë punë, Maqedonci dhe Osmani i dinë rregullat dhe ligjet sa i përket angazhimit të FSK-së në veri.

“Ministri i Mbrojtjes z. Ejup Maqedonci i di rregullat dhe ligjet e Kosovës, njëjtë sikur presidentja Osmani, se si dhe kur munden të angazhohet forcat e FSK-së në veri, por këta deklarata të zbrazta vetëm politike janë në të njëjtin relacion dhe në të njejtën peshë në ato që i bën Vuçiq, edhe ai e di mirë se me kë do të ballafaqohet për të ndëmarr një hap të tillë, pra të futet me forca ushtarake serbe në territorin e Kosovës.

Nëse ai provokon se do të futet, pra në të njejtën mënyrë merr përgjigjen dhe reagimin nga liderët kosovarë se edhe ne do të i kundërvihemi ushtarakisht asaj ndërhyrje eventuale, por në realitet në FSK ka rend dhe diciplinë, është e aftë me u kundërv, por jo të merr hapin e parë, nëse ai gabon dhe i shkel rregullat e NATO-s në marrëveshjen e Kumanovës, ne pastaj e kemi më të arsyeshme kundër reagimin ushtarak.

Gradualisht me përforcimin dhe armatosjen e FSK-së, si aleat të NATO-s në koordinim me ta, ne vetëm sa ua lehtësojmë funksionin forcave të NATO-s në Kosovë dhe logjike që një ditë duhet të shqyrtohen edhe kompetencat e FSK-së si strukturë për të mbrojtë integritetin dhe sovranitetin teritorial të Kosovës”, përfundon Hoxha për “Bota sot”.

Burjani: FSK mund ta ndihmonte KFOR-in në rast sulmi

Image

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një përgjigje thotë se FSK nuk mun atë veprojë drejtpërdrejt në sulm, po do ta ndihmonte KFOR-in në çështje logjistike, informacione terreni etj.

“Jo këtë nuk e lejon KFOR, me përmasa të gjera të përshkallzimit të konfliktit, apo sulmeve atëherë kjo përgjegjësi bie nën kompetencën e KFOR, FSK në disa varianta mund të përkrah KFOR si ato logjstike, informacione terreni, çështje teknike dhe përgjithësisht logjistik.

Normal nëse do të kishte sulme të përmasave të mëdha, KFOR do të angazhonte FSK në rast të përshkallzimit të konfliktit në rajon”, përmbylli ai “Bota sot”.

Read Entire Article