“Ftesa e dështuar” e Borrellit, Kurti e refuzoi takimin me Vuçiqin – çfarë pritet të ndodhë me dialogun!

2 months ago 5
Reklamë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, konfirmoi se të mërkurën në Bruksel nuk u mbajt takim trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë.

Ai tha se gjatë takimeve dypalëshe Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Kushtet e Kurtit ishin formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët përkatës të dyja shteteve, tërheqja e letrës zyrtare të dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023, si dhe dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar “terrorist” tek autoritetet gjyqësore të Kosovës, tha Borrell gjatë një konference për media të mërkurën.

Shqiprim Pula, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, në një bashkëbisedim me “Bota sot” komentoi zhvillimet e fundit në Bruksel, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, dështimi i një takimi trepalësh është normal dhe brenda kornizave negociuese.

Image

Shqiprim Pula

Madje, ai tha se pala serbe mbajti qëndrime refuzese ndaj propozimeve të Kosovës, për këtë edhe dështoi takimi i planifikuar.

Takimi i fundit nga palët dialoguese me përfaqësuesit e Unionit Europian, ka konfirmuar sërish se nuk ka patur marrëveshje, e as vullnet për marrëveshje më parë. Mbase duhet kuptuar si krejt normale dhe brenda kornizave, në një proces dialogimi, që palët bëjnë propozime e kundër-propozime duke i shqyrtuar, plotësuar e modifikuar me qëllimin për t'a arritur epilogun e menduar. Por, u pa qartazi se pala serbe ashtu si më parë tregoi qëndrime refuzuese për t'i shqyrtuar propozimet e palës së Kosovës, e për rrjedhojë mungoi edhe takimi trilateral”, deklaroi njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjithashtu, Pula vlerëson se me këtë qasje të Serbisë nuk do ketë dialog normal dhe se nuk mund të pritet normalizimi i marrëdhënieve mes dy palëve.

“Duhet kuptuar edhe një gjë drejtë e saktë se, pa një Serbi normale nuk do të ketë proces normal dialogimi, e poashtu, pa u respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtate që palët duhet të njihen si të barabarta nuk do ketë as normalizim marrëdhëniesh”.

Krahas kësa, ai kritikoi edhe ndërkombëtarët dhe qasjen e tyre të njëanshme karshi palës serbe, ku tha se kjo edhe ka ndikuar që të dështojnë negociatat.

Në këtë rast, përmendi sanksionet dhe ‘kërcënimet’ në lidhje me Asocaicionin.

“Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Unionit Europian, Josef Borrel, por edhe akterët e tjerë të involvuar në këtë proces dialogimi të paktë një gjë e kanë kuptuar se palët nuk janë trajtuar mbi parimin e barabartësisë, prandaj dhe, dështimi i tyre në këtë aspekt e ka dështuar edhe pretendimin për 'normalizim marrëdhëniesh' ndërmjet Kosovës e Serbisë. Nuk mundesh që njërës palë t'i vendosësh masa, t'ia kërkosh me insistim e t'a kërcënosh për themelimin e 'Bashkësisë së Komunave Serbe'; e palës tjetër të mos i'a kërkosh heqjen e Kosovës nga kushtetuta e saj apo njohjen e subjektivitetit duke ju referuar edhe opinionit ligjor të GjND-së, kështu, me këto lloj absurditete nuk ka dhe nuk do ketë sukses ky proces dialogimi”, përfundoi Shqiprim Pula për "Bota sot”.

Read Entire Article