Fundi i “keqkuptimeve dhe moskuptimeve”: Vizita e Drejtorit të CIA-s, bëri një “kthesë historike” për Kosovën dhe të ardhmen e saj

3 weeks ago 43
Reklamë

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William  Burns, javën e kaluar vizitoi Sarajevën, Beogradin e Prishtinën.

Vizita e z. Burns në Kosovë ndodhi në një mënyrë thuajse të papritur.

Fillimisht ai u takua me Presidenten Vjosa Osmani e një ditë më pas me Kryeministrin Albin Kurti.

Të dy krerët e shtetit e vlerësuan lart vizitën e shefit të CIA-s, ndërsa theksuan rëndësinë e miqësisë dhe aleancës së përhershme të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vizitë erdhi në një moment mjaft delikat për Kosovën, ku në qarqe të ndryshme u fol edhe për “ftohje” të raporteve të Kosovës me SHBA-në, pas përgatitjeve të Qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve.

Këtë situatë për gazetën “Bota sot” e komentoi Hafiz Shala, publicist dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Shala e nisi diskutimin duke rikujtuar të kaluarën, ndërsa tha se drejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit ( CIA) z. Ulliam Burns, erdhi ta pastrojë “mjegullën e dendur” mbi Ballkanin fragjil.

Image

Hafiz Shala

“Edvard Grey( 1862-1933 ) më 1913 pat deklaruar: "E sakrifikuam Shqipërinë për paqe në Ballkan”. Tani, “a mos po duan përsëri ta sakrifikojnë Dardaninë për paqën në Ballkan” ?!

Drejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit ( CIA) z. Ulliam Burns, erdhi me e pastrua  “mjegullën e dendur” mbi Ballkanin fragjil

E zgjodha ketë titull, ani pse rrethanat nuk kanë ngjashmëri me ato të vitit 1913. Por, nga ethet e asaj kohe, fillova të ngre dyshime se, kur janë në pyetje interesat gjeopolitike të superfuqive, shpesh ndodhte që të vegjlit e pësojnë, Kjo, duke e konsideruar se është dëm më i vogël krahasuar me rrethanat dhe tentativat e shteteve ngucakeqe siç është rasti me Rusinë e Putinit i cili, për të “arsyetuar" dështimin në Ukrainë dhe për ta mbajtur Ballkanin “nën ethe”, është në gjendje të hap kriza të reja, gjithnjë duke e përdorur "mashën" -Serbinë si aleate historike. Rusia, Serbisë edhe i jep urdhra sepse kanë krijuar obligime reciproke ndaj njëra tjetrës, përderisa, Serbia kushtëzohet, shantazhohet dhe kërcënohet, përpos me masa ekonomike deri te ato me ndëhyrje në punët e brendshme duke e bërë përzgjedhjën së kush duhet të vijë në pushtet deri të qrregullimi i brendshëm më pëmasa të një anarkie”, ka thënë ai.

Sipas Shalës, rasti i Vulinit, njeriut të sanksionuar nga SHBA-t, i përfshirë në shërbimin Sekret rus (KGB) si alternativë ruse, është “shpata e Demokliut” mbi kokën e Vuçiqit.

Koordinimi i domosdoshëm

Për këtë arsye, publicisti Shala i konsideron si mjaft me rëndësi raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së si aleate e përhershme e saj.

Prandaj,  Republika e  Dardanisë ani pse shtet i pavarur dhe sovran (ani pse, shtet të pavarur dhe sovran total, përpos, Rusisë, Kinës dhe Kores së Veriut nuk ekziston), megjithatë, ende në qarqet ndërkombëtare e konsiderojnë si “çështje e Dardanisë që i bie, “sovranitet me ndore”. Prandaj, koordinimi me bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi e me Shtetet e Bashkuara si mik dhe shpëtimtar i yni në veçanti, duhet të jetë i afërt, i sinqertë përmes një besimi reciprok qoftë edhe atëherë kur kemi pikëpamje të ndryshme rreth çështjeve dhe interesave të caktuara qofshin ato brenda shtetërore apo gjeopolitike”, shton ai.

E sipas tij, në mes të obligimeve dhe përgjegjësisë shtetërore, rreth zbatimit të ligjeve dhe Kushtetutës rreth shtrirjes së sovranitetit dhe obligimeve ndërkombëtare, shpesh ndodhin moskuptimet dhe keqkuptimet.

“Në disa raste ka edhe “ndëhyrje” në punët e brendshme të organeve shtetëtore nga ana e ambasadorëve, qoftë edhe duke marrë anën e partive opozitare, që nënkupton edhe dobësimin e “një pushtetit të padëgjuedhëm”, ani pse e pa zakonshme, me gjithë dëshirën dhe qëllimet e mira, i irritojnë udhëheqjet shtetërore, mos respektuese nganjëherë edhe si urdhërdhënëse të cilat qojnë deri të reagimet e pa matura nga të dyja anët”, potencon ai.

Më tej, Shala foli për rolin e CIA-s dhe qëllimin e vizitës së Drejtorit të Saj Wiliam Burns në Ballkan.

Agjencia e Inteligjencës Amerikane( AIA- CIA) është agjenci e Qeverisë Amerikane e cila ka për qellim të grumbulloj, dhe vlerësoj shërbimet e jashtme inteligjente për t’i ndihmuar presidentit ose politikbërësve rreth sigurisë kombëtare. T’i mbrojë interesat kombëtare përmes informatave objektive ekonomike, ushtarake, politike dhe zhvillimeve tjera, prandaj, siç e ceka në nëntitullin e këtij shkrimi, z. Ulliam Burns, erdhi në Ballkan me e pastrua “mjegullën e dendur mbi Ballkan” e cila kishte krijuar frikë dhe pa siguri në shtetet të cilat i vizitoi duke i konsideruar si fraxhile në aspektin e sigurisë dhe parandalimin e çdolloj veprimi të njëanshëm, duke e sjellë në rrezik të një konflikti të mundshëm sepse, si Serbia dhe Republika Serbe, e nxitur dhe e shtyrë nga Vuçiqi më përkrahjen e Rusisë, ishte një rrezik potencial për konflikte ndëretnike më pasoja destabilizuese në Ballkan dhe më gjerë”, tregoi Shala.

Prandaj, sipas publicistit, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, tani, mund të jenë më të qetë dhe, e kanë për obligim që çdo veprim në të ardhmen, mos ta ndërmarrin pa pëlqimin dhe koordinimin me SHBA-në.

Ndërsa, çështja e hapjes së urës, mos të bëhet pjesë e dialogut si çështje e brendshme duke e hapur atë kur të ketë vlerësim të përbashkët. Pas vizitës së Drejtorit të Inteligjencës më të avancuar në botë, mund të jen të sigurt se, as çështja e veriut e as jugut, as e lindjes e as perëndimit, nuk mund të rrezikohen përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gardiane e paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë”, u shpreh analisti.

Shala potencoi po ashtu se Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Drejtori i AKI-së, duhet të ulën së bashku për t’i koordinuar punët rreth obligimeve të cilat i kanë marrë nga takimi më z. Ulliam Burns.

Kjo i bie se, CIA dhe AKI janë në koordinim për shumë çështje të sigurisë kombëtare të të dyja vendeve, për një bashkëpunim edhe në sferat e tjera të sigurisë në rajon. Unë jam optimist se, pas kësaj vizite siç edhe me të drejt u quajt historike, gjërat e kanë marrë kahjen e duhur. Por, tani duhet t’u ktheheni çështjevetë brendshme ekonomiko-sociale e politike, duke krijuar një unitet në çështjet me interes shtetëror e nacional posaçërisht në krijimin e një klime bashkëpunimi në mes komuniteteve duke ia pamundësuar Serbisë t’i mbajë serbët e veriut nën diktat dhe shantazhin përmes propagandës dhe gënjeshtrave, në të cilat kanë rënë edhe disa qarqe evropiane se, shqiptarët po bëjnë çmos që serbet, posaçërisht të veriut të Mitrovicës të dëbohen nga Republika e Dardanisë”, thekson Shala.

Sipas tij, tani, hapja e urës duhet të bëhet vetëm në koordinim me SHBA-në pa nxitim.

Ky edhe është qëllimi i ruajtjes së integritetit shtetëror si qëllim final që mos të ndodhin konflikte ndëretnike të nxitura nga Serbia sepse, për veriun e Mitrovicës, mund të niset një luftë me përmasa jo vetëm ballkanike, por evropiane dhe më gjerë. Ky, është edhe vlerësim i shërbimeve inteligjente për të parandaluar edhe një luftë të rrezikshme me përmasa më të gjëra sepse kur është në pyetje integriteti dhe tërësia territoriale e Dardanisë, besoj së është vlerësim real ku të gjithë shqiptarët ku do që gjenden të bashkuar si kurrë më parë, do t’i dalin nën mbrojtje prandaj edhe angazhimi i Drejtorit të Inteligjencës Amerikane sipas vlerësimeve të tyre për një rrezik real, ka ndërmarë një hap të këtillë parandalues që sipas mendimit tim, nënkupton edhe një lloj garance rreth sovranitetit, integritetit territorial dhe funksionimit të ligjeve dhe kushtetutës në tërë territorin për të gjithë qytetarët pa dallim”, deklaroi Shala.

Po ashtu, Shala potencoi faktin, se Shërbimi i inteligjencës CIA, i kanë profilet e të gjitha personaliteteve, në këtë rast edhe të të Kosovës.

“Prandaj, ofendimet, sharjet, kualifikimet kuturu, vetëm sa i shpërfaqin fytyrat e vërteta të individëve në luftë për pushtet, prandaj, çdo tentim të futjes nën lëkurë të SHBA-ve si individ që do të bënin çdo gjë që iu kërkohet qoftë edhe në dëm të shtetit siç ka ndodhur më parë, nuk do t’i bind organet shtetërore amerikane për një shërbim të tillë.

Prandaj, edhe profilin e Presidentes dhe të Kryeministrit, e kanë të qartë dhe të mirë analizuar që nuk iu duhen kualifikimet e askujt e as sugjerimet nga kushdo-qofshin ata”, u shpreh Shala.

Publicisti shqiptaro-amerikan tha po ashtu se gjatë takimit të z. Burns me Kryeministrin Kurti dhe Drejtorin e AKI-së, ambasadori Hovenier gjithë kohen ka mbajtur shënime sepse, atij do t’i duhen më së shumti në vazhdën e realizimit të të gjitha atyre sugjerimeve, që njëherit është edhe një vërejtje për të dyja palët- pushtet-ambasador, që të kenë kujdes rreth respektit reciprok gjithnjë duke i pasur parasysh, përgjegjësitë, obligimet dhe rrolin e udhëheqjes ndaj qytetarëve.

“Ambasadori Ulliam Burns, i cili mbi katër dekada ka shërbyer në poste dhe detyra përgjegjëse shtetërore, ka një karrierë të bujshme që e karakterizon më besueshmërinë të cilën ai e gëzon nga të gjithë presidentet amerikan sepse, edhe pas ndërrimeve në Shtëpinë e Bardhë, ai nuk është larguar nga presidenti i sapo-zgjedhur sepse, është i njohur se nuk i takon ndonjë ideologjie, partie apo ndonjë grupi i cili do të binte nën ndikimin e tyre. Ka marrë mirënjohje të larta nga tre President, nga Departamenti i Shtetit nga tre Sekretarët. Flet tri gjuhë të huaja, frëngjishten, rusishten dhe arabishten. Tani, për komentet rreth gjuhës së trupit në takimet më Presidenten dhe Kryeministrin së, pse e mbajti dorën në xhepin e majtë. Nga një përvojë e imja mbi tri dekadave këtu në SHBA dhe takimet më personalitete të ndryshme, është, mund të them si një lloj stili a shprehie se, kur takohen me miq, ndihen të relaksuar e disi të lirë prandaj, unë e vlerësoj së, nën një, z. Burns është ndier i relaksuar nga prezenca e miqve( nuk është ndonjë lloj mos respekti a nënçmimi siç po tentojnë ta portretizojnë disa), nen dy, do të thosha një simbolikë e shprehur e lirë së, jeni të mbrojtur e të sigurt në grushtin tonë dhe, ndonjëherë, pse jo se, në bazë të asaj qe e kemi bërë për juve qe nga çlirimi, pavarësimi, shtet ndërtimi dhezhvillimi, duhet të bashkëpunoni me ne. Dhe, përderisa jemi në grushtin e Amerikës, jemi më të sigurt, më të fuqishëm dhe prospektiv. Gjithsesi, mjegulla e shpërndarë nga z. Burns mbi Ballkanin dhe grushti i sigurisë dhe i respektit amerikan, janë shpresa dhe rruga e vetme për konsolidim dhe forcim të shtetit të pavarur sovran e demokratik”, përfundoi publicisti.

Read Entire Article