Fundoset anija e mallrave në Greqi, zhduken 13 anëtarë të ekuipazhit

10 months ago 54

Një tragjedi detare ka ndodhur pranë ishullit të Lesbos në Greqi, ku anija e mallrave “Raptor”, e cila u nis nga porti El Dekheila në Egjipt dhe po lundronte drejt Stambollit të Turqisë, u përmbyt në mëngjesin e sotëm gjersa nuk dihet për fatin e 13 anëtarëve të ekipit të ekuipazhit.

Sipas autoriteteve bregdetare greke, anija kishte raportuar një dështim mekanik, raporton skynews.

Anija e ndërtuar në vitin 1984 mbante 6000 ton kripë, transmeton Telegrafi.

Raportohet se në ekuipazhin e anijes gjendeshin tetë egjiptianë dhe pjesa tjetër sirianë dhe indianë.

Ndërkohë, një egjiptian është shpëtuar dhe u transportua në një spital të Lesbosit.

Autoritetet greke po përpiqen të koordinohen për një operacion kërkim/shpëtimi, duke përfshirë edhe tetë anije bregdetare, dy helikopterë dhe një anije të madhe të marinës greke.

Kjo tragjedi ndodhi në kohën kur Shërbimi Meteorologjik Kombëtar helen ka paralajmëruar se do të përkeqësohet moti shkaku i stuhisë së quajtur “Oliver”, që po lëviz nga deti Adriatik drejt Greqisë. /Telegrafi/

Read Entire Article