Fushata e Harris mbledh 200 milionë dollarë që kur Biden u tërhoq

1 month ago 17
Reklamë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka mbledhur 200 milionë dollarë gjatë nje javë – që kur u bë kandidate në garën presidenciale 2024.

Ekipi i Harris e shpalli shumën si një “rekord” që ishte një dëshmi e mbështetjes së jashtëzakonshme për të – në mesin e demokratëve. Ai tha se dy të tretat e kontributeve të bëra javën e kaluar – ishin nga donatorët për herë të parë.

Presidenti Joe Biden mbështeti menjëherë Harrisin pasi njoftoi të dielën e kaluar se ai do të tërhiqej nga gara presidenciale – për shkak të shqetësimeve se ai nuk mund të mposhtte rivalin republikan Donald Trump.

Harris mori mbështetjen e shumicës së delegatëve të konventës demokrate, të cilët do të votojnë nëse do ta bëjnë atë kandidate zyrtare të partisë. Ajo nuk është përballur me ndonjë rival të madh.

Read Entire Article