Fushata në SHBA/ Harris mblodhi 36 milionë dollarë, 24 orë pas prezantimit të Walz si kandidat për zv.president

1 month ago 13
Reklamë

Ekipi i fushatës së Kamala Harris, ka njoftuar se ka mbledhur 36 milionë dollarë vetëm 24 orë pas prezantimit të Tim Walz, guvernatorit të Minesotës, si kandidat për zëvendëspresident.

Harris e bëri publike zgjedhjen e saj të martën përpara se me Walz të shfaqeshin për herë të parë së bashku në një event në Filadelfia, shkruan CNN.

Pasi Walz u përzgjodh ai mbajti një fjalim para mbështetësve të tij demokratë, duke falenderuar Harris për përzgjedhjen.

“Është nderi i jetës sime të jem me Kamala Harris në këtë fushatë. Ne jemi këtu së bashku për më të mirën e vendit tonë. Harris na tregon me politikën e saj se çdo gjë është e mundur të realizohet për të mirën e qytetarëve”, theksoi ai.

Read Entire Article