Fushata në SHBA, më e shtrenjta në botë/ Paratë vijnë nga donatorë dhe miliarderë, por sa ndikim kanë në zgjedhje?

2 months ago 11

Fushata zgjedhore në SHBA, është më e shtrenjta në botë, ku në asnjë vend tjetër nuk hidhen aq para për fushatën sa në SHBA. Në vitin 2020, kur u zgjodh Joe Biden, së bashku kishin shpenzuar rreth 5,7 miliardë dollarë në fushatë, e ky ishte një rekord, dy herë më i lartë se në zgjedhjet e mëparshme, sipas organizatës Open Secrets, që dokumenton donacionet e fushatave.

Gjithashtu paratë vijnë nga donatorë të vegjël, nga miliarderë dhe ata që drejtojnë ekonominë, të cilët shpresojnë të rrisin ndikimin. Vetëm në muajin korrik Kamala Harris tha se mori 310 milionë dollarë donacione. Në të njëjtën periudhë Donald Trump pohoi se kishte marrë 138 milionë dollarë donacione. Miliarderi George Soros mbështet kandidaten demokrate Kamala Harris, ashtu si edhe sipërmarrësi i njohur Reid Hoffman, një sipërmarrës i shquar, bashkëthemelues i platformës Linkedin dhe anëtar i bordit të Microsoft.

Donald Trump merr gjithashtu ndihma nga drejtues të rëndësishëm të ekonomisë. Miliarderi Timothy Mellon shpenzoi 50 milionë dollarë në maj për të mbështetur Trumpin, informon revista amerikane Time. Edhe investitori i teknologjisë David Sacks dhe shefi i Tesla-s, Elon Musk e mbështesin Trumpin. Megjithatë, një vështrim në të kaluarën tregon se vetëm paratë nuk mjaftojnë. Po ashtu Hillary Clinton mblodhi dukshëm më shumë para se Donald Trump në fushatën zgjedhore të vitit 2016, megjithatë ajo humbi.

Read Entire Article