Futbollistët shpërthyen në lot dhe ndeshja u ndërpre – mjekët bën mrekulli duke shpëtuar jetën e portierit holandez

11 months ago 34
Reklamë

Momenti frike në sfidën mes RKC Waalwijk dhe Ajax në xhiron e shtatë të elitës së futbollit holandez Eredivisie.

Kjo ndeshje nuk përfundoi pasi pesë minuta para fundit u ndërpre pas një lëndimi të tmerrshëm.

Ajax ishte në epërsi me rezultat 3:2, dhe me qëllimin për të shënuar golin e katërt, topi iu dërgua Brian Brobbey, i cili në përpjekje për të arritur topin goditi në kokë portierin e Waalwijk, Etienne Vaessen, i cili mbeti i shtrirë dhe i palëvizshëm.

Shokët e skuadrës së Vaessen i sugjeruan menjëherë pankinës se diçka nuk shkonte dhe mjekët nxituan te portieri i cili ishte shtrirë në terren pa ndjenja.

Futbollistët e të dyja skuadrave shpërthyen në lot pasi Vaessen mbeti pa ndjenja në fushën e lojës.

⚽️ #ÚltimaHora: El portero Etienne Vaessen sufrió un choque que lo dejó inconsciente en el partido. Fue llevado al hospital en estado grave. Esperamos actualizaciones sobre su salud. #Fútbol 🏥⚽️pic.twitter.com/wutk6SzHuQ

— Global Noticias (@UGNoticias) October 1, 2023

Mjekët bën mrekulli duke i shpëtuar jetën portierit 28-vjeçar, derisa më pas e larguan me barelë dhe me ndihmën e ambulancës e nisën për në spitalin e Waalwijk.

#Waalwijk#Ajax #Vaessen was injured pic.twitter.com/XEnZz4LXU4

— Burak TÜRE (@Grfld) September 30, 2023

Më vonë ka qenë skuadra e RKC Waalwijk që nëpërmjet një postimi ka bërë me dije se gjendja e portierit holandez është e mirë.

Për fat të mirë Vaessen i shpëtoi më të keqes, derisa situata e tij është stabile dhe do të qëndroj në spital për të rimarrë vetën. /Telegrafi/

Beste RKC'ers,

Wij zijn enorm geschrokken door het incident op het veld met onze keeper Etienne Vaessen. We kunnen mededelen dat hij, na uitgebreid medisch onderzoek, bij kennis is en voor nader onderzoek naar het ziekenhuis is vervoerd.

Wij wensen Etienne heel veel kracht en… pic.twitter.com/P5F3MNW4ZF

— RKC Waalwijk (@RKCWAALWIJK) September 30, 2023

Read Entire Article