Futbollistja e Kongos befason të gjithë, nokauton me grusht kundërshtaren marokene

3 months ago 11
Reklamë

Futbollistja e Republikës Demokratike të Kongos, Ruth Kipoyi, ka zemëruar tifozët e futbollit pasi goditi me grusht në fytyrë një lojtare të Marokut.

Incidenti ndodhi gjatë miqësores së DR Kongos me Marokun të hënën më 3 qershor.

Me rezultatin 2-1 në favor të marokenëve, 26-vjeçarja mori një karton të kuq për një ndërhyrje agresive.

Kjo i tërboi disa lojtare kundërshtare aq sa të përfshiheshin duke shkaktuar një përleshje mes dy skuadrave.

Yasmine Mrabet vendosi të përpiqet të qetësojë Kipoyin, por kongolezja që luan për Galatasaray, lëshoi ​​një goditje të fortë me të majtën në nofullën e saj duke e rrëzuar në tokë.

Dr Congo player Ruth Kipoyi punching a Moroccan player last night 🇨🇩🇲🇦 pic.twitter.com/atlj49QY6h

— Football Fights (@footbalIfights) June 4, 2024

Videoja e incidentit ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale dhe fansat janë tërbuar me gjestin e futbollistes Kipoyi.

Në fund, Maroku fitoi ndeshjen me rezultat 3-2. /Telegrafi/

Read Entire Article