Futbollistja më e bukur kroate i la pa frymë gjermanët me paraqitjen e saj në fushë

6 months ago 6

Ana Maria Markovic, futbollistja më e bukur kroate (si dhe më e bukura në botë), punon si menaxhere e ekipit Golden XI.

Ajo tërhoqi të gjithë vëmendjen gjatë Baller League në Këln të Gjermanisë.

Fotografët e kapën teksa po jepte një intervistë dhe u kënaqën të gjithë të pranishmit me pamjen e saj.

Ana Maria Markovic

24-vjeçarja bukuroshe ka lindur në Zvicër dhe ka luajtur futboll që në fëmijëri, ndërsa që nga viti 2020 luan edhe për ekipin e parë të Swiss Grasshopper.

Ajo numëron më shumë se 3.2 milionë ndjekës në Instagram, me të cilët shpesh ndan foto nga fushat e futbollit dhe nga jeta private.

Në fillim të vitit, ajo mburrej se ka xhiruar një reklamë me Cristiano Ronaldon për një kompani ndërkombëtare që merret me kriptovalutat.

Meqë ra fjala, ajo ishte edhe një nga kandidatet në përzgjedhjen e Indeksit për titullin e ‘Gruas më të bukur kroate’ në vitin 2023. /Telegrafi/

Read Entire Article