Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave në në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit. Njëra nga makinat ka humbur kontrollin duke marrë përpara disa persona që po qëndronin pranë autostradës për të ndjekur garën.
Mediet kosovare raportojnë se viktimat e aksidentit tragjik janë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20-vjeçare. Mësohet se shoferi që ka përplasur viktimat është Arlind Syla, familjar i Lordi Sylës.
Top Channel