Gara për bashkinë e Kukësit/ Kryesia e PD cakton primaret më 27 gusht, propozohen 10 kandidatura

1 year ago 27
Reklamë

Primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë Kukës do të mbahen më 27 gusht, ndërsa dega propozoi 10 kandidatura

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen për organizimin e procesit zgjedhor për Primare për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023 në Bashkinë Kukës, vendosi që primaret të mbahen ditën e diel, 27 gusht 2023.

Kandidatët e primareve do të jenë sipas listës së miratuar nga Kryesia në aneksin bashkëlidhur vendimit: Mbështetur në dekretin e datës 11 gusht 2023 të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Kukës, në datën 16 gusht, KQZ ka përcaktuar afatet proceduriale të cilat duhet të zbatohen nga partitë politike për regjistrimin e zgjedhjeve. Nisur nga këto afate dhe në përputhje me statutin e PDSH-së dhe vendimin nr. 38 të datës 01.10.2022 të Këshillit Kombëtar për Primaret jemi të detyruar të organizojmë primaret në një kohë sa më të shpejtë. Dega Kukës pas mbledhjes së Kryesisë realizuar me drejtuesin politik të qarkut në datën 16 gusht 2023 ka mbledhur kandidaturat për primaret për zgjedhjet vendore të datës 24 Shtator 2023. Dega ka sjellë 10 propozime të cilat janë kontaktuar nga Sekretariati Organizativ dhe janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin e kandidimit për Primaret. Deri sot, në afatin e fundit për pranimin e dokumentacionit kanë plotësuar formularët 6 kandidatë nga te cilët 5 janë propozuar nga dega dhe një është vetëpropozim. Bashkëngjitur përmbledhja e kandidaturave të cilët kanë plotësuar dokumentacionin dhe projekt vendimi i propozuar sot Kryesisë së PDSH-së.

Top Channel

Read Entire Article