Garda bëhet ‘gardh’ para foltores, ja çfarë ndodh brenda sallës së seancave plenare në Kuvend

10 months ago 12

Ndonëse nuk ka ende seanca plenare, punonjës të Gardës së Republikës kanë ‘zbarkuar’ në sallë, për të shmangur dhe penguar skenarët e opozitës.

Përfaqësues të opozitës kanë hyrë në sallë, ndërkohë që në disa pamje të siguruara nga gazetari Osman Stafa për BalkanWeb shihet se punonjësit e Gardës kanë bllokuar, duke krijuar një ‘gardh’ para foltores së Kuvendit.

Kujtojmë se 6 deputetë të PD-së, përfshi Berishën, Bardhin dhe Nokën, janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article