“Garda e armatosur sot në Parlament?”, Berisha: Personi që u shty fizikisht me Salianjin kishte armë

10 months ago 23
Reklamë
13:48 02/11/2023

Kryedemokrati Sali Berisha në një prononcim për mediat ka deklaruar se anëtari i Gardës së Republikës që qëndronte pas deputetit Ervin Salianji në momentet e kaosit në Parlament, ka qenë i armatosur.

I pyetur nga gazetarët nëse ka prova në lidhje me këtë pretendim, ai ka pohuar të kenë, teksa ka thënë se gardisti e kishte armën nën jelek.

Sali Berisha: Personi që qëndronte prapa zotit Ervin Salianji, ka qenë i armatosur me revole të fshehur ndër sqetull. Ky përbën një akt të paprecedent në historinë e këtij parlamenti. Të tjerë persona të armatosur janë parë përreth parlamentit, por në sallë kjo nuk ka ndodhur në memorien time, asnjëherë. Këtu tek zyra e kryetares ishin pozicionuar, ju siguroj ju, më shumë roje se kur qëndronte Enver Hoxha në atë zyrë.Por, natyrisht këto nuk ndryshojnë asgjë në qëndrimin e prerë të opozitës.

Pyetje: A keni prova të pakundërshtueshme që Grada e Republikës ka qenë e armatosur ditën e sotme në Kuvend për ta bindur edhe opinionin publik?

Sali Berisha: Në mënyrë absolute kemi prova se personi, i cili fizikisht u shty dhe u kap me Ervin Salianjin, e detyroi ta shtynte dhe ai kishte armën, është me emër dhe mbiemër. Kishte armë nën xheleh./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article