“Gati për takime në terren”, Berisha: Deputetët që kanë mbetur tek “Lulzim pengu” t’i bashkohen sa më parë PD-së

1 year ago 13
15:06 17/10/2023

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka konsideruar të rrezikshme situatën në parlament. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka thënë se në seancën e radhës, do t’i japin kryeministrit Rama përgjigjen e merituar.

Sali Berisha: Situatës së jashtëzakonshme të krijuar në parlament nga Edi Rama, i cili në një qëndrim të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit, merr përsipër t’i caktojë opozitës kryetarin e saj, të bllokojë çdo Komision Hetimor Parlamentar që nuk i intereson, merr përsipër të bllokojë të gjitha këto në kundërshtim me Kushtetutën, çdo iniciativë ligjore të deputetëve të parlamentit, dhe janë me dhjetëra të tilla, grupi parlamentar e konsideron këtë një situatë të jashtëzakonshme dhe garanton qytetarët se që në seancën e ardhshme dhe në vazhdim, do të japë çdo përgjigje të merituar.  Sot Shqipëria në parlamentin e saj nuk më pluralizmin e vërtetë. Sot ka një pushtet të Edi Ramës, po e theksoj edhe njëherë, dje Radio France International, e akuzon si të lidhur me drogën. Ndërkohë janë të dhënat e gjithanshme për lidhjet e tij me kartelet më të rrezikshme të botës, tani këtij i duhet të shuajë me çdo kusht, zërat e opozitës së vërtetë dhe të mbajë pluralizmin me peng opozitën. Këto akte janë antidemokratike, destabilizuese dhe janë të papranueshme për popullin opozitar. Ju garantoj se ne hyjmë në një periudhë të re, në të cilën do të fitojmë, në të cilën populli opozitar do të fitojë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha shprehet se deputetët e opozitës janë gati për takime në terren teksa bën thirrje që ata që kanë mbetur tek pjesa tjetër që e quan tek “Lulzim pengu”, t’i bashkohen sa më parë PD-së.

Pavarësisht situatës në PD, kryedemokrati Sali Berisha thotë se Gazment Bardhi është kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Pyetje: A po diskuton grupi parlamentar i PD, për të zgjeruar aksionin në terren dhe për të nisur takimet e përbashkëta me bazën dhe a ka një gatishmëri edhe nga grupi tjetër i deputetëve që ju të jeni bashkë edhe kur të takoni demokratët në bazë.

Sali Berisha: Ju siguroj se diskutime intensive, pozitive po zhvillohen dhe të gjitha këto që thoni ju do të ndodhin.

Pyetje: Dmth pranoni se bashkë me Gazment Bardhin do të dilni në bazë?

Sali Berisha: Kurdo që ta gjykojmë oportune. Gazment Bardhi është kryetari i grupit parlament të PD, i të gjithë deputetëve të PD, përveç një grupi të vogël që kanë mbetur dhe uroj të kuptojnë greminën e turpit në të cilën po i fut “Lulzim pengu”, sepse ata nuk janë aty si deputetë për t’u keqpërdorur nga “Lulzim pengu” dhe Edi Rama, por janë për tu qëndruar besnik idealeve dhe t’i bashkohen sa më parë grupit të PD./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article