Gazetari Çelmeta paralajmëron furtunë ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Kush pritet të jenë drejtuesit e rinj, ja prapaskenat

4 weeks ago 4626

Gazetari i News24 Igli Çelmeta në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24 të gazetarit Klevin Muka, ka paralajmëruar një furtunë në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Çelmeta tha se referuar komunikimeve me burime në Ministrinë e Brendshme do të ketë ndryshime në të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit, duke nisur nga drejtuesit e departamenteve dhe më pas me drejtuesit e 12 qarqeve.

Gazetari tha se në Policinë e Shtetit ka shumë klane dhe ky është një faktor jo shumë i favorshëm qoftë përsa i takon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ashtu edhe ministrit të Brendshëm.

Ai tha se emrat e rinj që do të marrin drejtimin e departamenteve dhe qarqeve në Policinë e Shtetit do t’i nënshtrohen një gare, e cila pritet të hapet javën e ardhshme.

Sipas Çelmetës, gjithçka do të bazohet në ligjin e ri për Policinë e Shtetit, ku sërisht do të kemi një komisioni që do të ngrihet, i cili do të vlerësojë kandidatët.

Çelmeta tha se në fund të muajit nëntor pritet të kemi edhe fytyrën e re në Policinë e Shtetit.

“Emrat e rinj, atyre që nuk i ëhstë dhënë mundësia më parë do të konkurojnë për këto pozicione drejtuese dhe do të fitojnë”, tha Çelmeta.
Ai u shpreh se me këto ndryshime, pritet që shumë nga ata që konsiderohen si xhaketa të vjetra në Policinë e Shtetit do të largohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article