Gazetarja Elja Zotka: Kryeministrja e Serbisë bojkotoi foton zyrtare me liderët e Procesit të Berlinit

1 year ago 52
15:47 16/10/2023

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka bojkotuar fotografinë zyrtare të liderëve të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, thotë se Kryeministrja serbe nuk pranoi që të ishte pjesë e fotos zyrtare, por u rikthye në momentin kur liderët po ndiqnin performancën e grupeve valltare të minoriteteve në Shqipëri.

Edhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, një javë më parë kur në Tiranë u mbajt takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, refuzoi që të ishte pjesë e fotos zyrtare, mesa duket për praninë e flamurit të Kosovës.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article