Geci me akuza për ish-qeveritarët: Kanë lobuar kundër Kosovës!

2 hours ago 28

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka folur për zgjedhjet nacionale në Kosovë.

Geci duke folur për koalicionet thotë se kushdo që bën koalicion me Listën serbe dhe PDK-në është i humbur.

“Lista serbe, dihet mirëfilli se i ka vendet e garantuara me ligj, por nuk duhet lejuar nga kushdo që fiton zgjedhjet nga partitë politike, të bëjë koalicion me Listën serbe të Beogradit e më pastaj sa herë që t’i teket Beogradit, t’i rrëzojë qeveritë, siç ka ndodhur më parë me tradhtarët e ish opozitës që e pritnin se kur po kthehet Lista nga Beogradi dhe nga Vuçiqi për ta marrë lajmin e gëzuar se Vuçiqi ua formoj qeverinë dhe i tha “Po”, koalicionit të listës me “ishat” e opozitës së asaj kohe”, thotë Geci.

Ai shprehet se, zgjedhjet nacionale kanë shumë dallim nga zgjedhjet lokale, ngase zgjedhjet nacionale e kanë në dorë fatin e shtetit.

“Në zgjedhjet nacionale të 20 vjetëshit të qeverisjes së ish opozitarëve, u pa haptazi se ia kanë... këtij vendi me marrëveshje të këqija, ku e kanë humnerizuar vendin, buzë  falimentimi, duke e votuar Zajednicën me kompetenca ekzekutive apo thënë më troç, një republikë të vogël serbe brenda shtetit tonë të ri, pastaj kanë pranuar ekstra territorin për manastiret serbe, duke mos ua përmendur hajnitë dhe plaçkat që ia kanë bërë këtij vendi, përmes të cilit janë bërë edhe milionerë”, shprehet ai.

Sipas tij, ata kanë shkuar aq larg sa që kanë ndarë para të shtetit, për të lobuar për ndarjen e Kosovës!

Ai shprehet se LDK-ja e ka problem fitorën.

“Populli duhet ta kuptojë mirë se politikën kombëtare duhet ta udhëheqin akademikët, intelektualët e kalibrit të Ibrahim Rugovës, të dëshmuarit e jo polarët, zagarët... si dhe ata që iu shkojnë mbrapa tyre dhe që populli i njeh si hajna, dhunues dhe plaçkitës e që nuk kanë erë në politikë e atdhetari”, përfundon Halil Geci.

comment

Read Entire Article