Seanca plenare dhe aksioni opozitar/ Ja vendimi që mori Grupi Parlamentar i PD

2 hours ago 21

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që sot ne seancë të shkojnë vetëm deputetet e pa përjashtuar.

Në një deklaratë për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se deputetët e përjashtuar janë në organizm për protestën e nesërme dhe në seancë do marrin pjesë ata që nuk janë të përjashtuar.

“Secili deputet do të jetë në degën ku ushtron përgjegjësinë si përfaqësues i qytetarëve, ndërsa kolegët që do marrin pjesë në seancë do të bëjnë gjithçka për të vijuar aksionin brenda seancës për të mos lejuar normalitet në zhvillimin e seancës. Kjo është një zgjedhje e imponuar nga kundërshtari politik që ka asgjësuar hapësirën demokratike të opozitës brenda parlamentit”, tha Bardhi.

Read Entire Article