Gen Z: Pas një bluze me kapuç rreh një zemër e brishtë…

2 weeks ago 39
Reklamë

Nga Dorela Mio/

Dy djem në plazh që ngrinin në krahë nga karroca shokun e tyre dhe ecnin drejt detit, ishte video që më mbeti në mendje nga Instagrami këtë javë. Të thuash u preka është pak, saqë anashkalova dhe bezdinë që zakonisht më shkakton shfaqja e foto/videove me fytyra të pambuluara..

Nga larg dukeshin si një, mënyra gati-gati prindërore sesi njëri nga djemtë i hidhte ujë deti shokut të pamundur ishte si shuplakë fytyrës ndaj meje por dhe atyre që shpesh i përgjithësojmë dhe akuzojmë Brezin Z si të pandjeshëm dhe agresivë….

Po kush janë gjenerata Z dhe sa i njohim ata ?

Nëse ju ndodh të shihni ndonjë të ri/re mbi scooter, me kufje në vesh , me bluzë të gjerë me kapuç që ne të njëjtën kohë dërgon dhe sms ai/ ajo patjetër është i gjeneratës Z…

Të lindur nga gjysma e dytë e viteve 1990 e deri në fillimin e viteve 2010, Gen Z njihen ndryshe edhe si të lindurit e epokës digjitale, i pari brez që internetin dhe AI i kanë pjesë të jetës së përditëshme! Frika më e madhe e tyre është mos mbeten pa bateri telefoni.. por e urrejnë tu përgjigjen telefonatave dhe preferojnë mesazhet zanore ose tekstet e shkruara …..(Sondazhi thotë se marrjen e nje telefonatë te papritur ata e lidhin direkt me marrjen e nje lajmi te keq…)

Nuk e konceptojnë dot të qenit off line dhe kalojnë mbi 6 orë në ditë në telefon, por e humbasin vëmendjen dhe përqendrohen me vështirësi tek diçka që zgjat më shumë se 9 sekonda … Facebook ju duket për të vjetrit, Instagrami akoma , tik toku dhe you tube janë të preferuarit e tyre …Flasin hapur dhe njohin sex-in e sigurtë, pëlqejnë muzikën , sportin, udhëtimet për të zbuluar botën, shopping, modën dhe eventet fancy..

Janë brezi që jetoi terrorizmin, pandeminë, martesën midis të njëjtit sex, bullizmin! Fenomenet si izolimi, vartësia nga interneti , konkurrenca , frika e të qenit të përjashtuar (FOMO), pasiguria janë kurthi që i çon drejt substancave dhe problemeve të shëndetit mendor ! Shifrat e rritura çdo vit për fat të keq bëjnë të quhen edhe brezi i ankthit e depresionit …

Gen Z ankohen se kanë prindër hiperprotektivë të cilët i krahasojnë me veten e tyre . Ne fakt te dy brezat , perdorin “ alfabete “krejt te ndryshëm! Jo vetëm se Gen Z flasin në slang dhe me emoji por edhe fenomenet sociale dhe botën e shohin jo njësoj, janë me të thjeshtë, mendje hapur jo raciste dhe luftojnë për kauza si LGBT, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e planetit …

Si përfundim: ata nuk janë më 10 vjeçarët me leven e PlayStation në dorë që luteshin për të patur një tel celular , ata janë 25 vjecarët praktikë, multitasking plot dije , që kanë fituar vetbesim , të gatshëm për ta ulur kapuçin e bluzës pas të cilës rreh një zemer e brishtë..Ata kanë përqafuar ndryshimin dhe janë gati të ndryshojnë botën dhe të ardhmen por përpara së gjithash ata presin të shihen në sy me prindërit e tyre të cilët duhet të përpiqen ti kuptojnë, mbështesin dhe jo paragjykojnë …

“Pas një hoodie bulëzon një botë e tërë ndjenjash dhe emocionesh”.

Read Entire Article