Gërdeci dhe 21 Janari/ Lubonja: Dy ngjarjet janë përdorur politikisht. Qeverisë po i bie fasada, disa prokurorë në SPAK…

3 months ago 18

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se tragjedia e Gërdecit dhe 21 Janari janë dy ngjarje, që janë përdorur politikisht.

Lubonja thekson se të dyja ngjarjet janë përdorur politikisht. Sipas tij, qeverisë po i bie fasada dhe se ka njerëz në SPAK që nuk e kanë vullnetin e plotë për drejtësi.

Fatos Lubonja: Unë mendoj se tragjedia e Gërdecit dhe 21 Janari duhet të hetohen. Aty ka një përgjegjësi politike, morale. 21 janari duhet të hetohet, por edhe 300 protestuesit që sollën kaosin duhet të hetohen. 21 janari dhe Gërdeci janë përdorur politikisht. Si sistem sot që kanë ngritur për të vjedhur shqiptarët, kjo qeveri është lakuriq. Temën sot e kemi këtu, në këtë lakuriqësi që shohim. Na kujtohet përralla me mbretin lakuriq, që vetëm fëmija i pafajshëm e sheh mbretin që është lakuriq. SPAK duhet të na thotë që “mbreti” është lakuriq apo jo.

Jemi në një sistem, ku ka fasadë, do kesh të pavarur ekonominë. Qeverisë po i bie fasada. SPAK po i zbulon hajdutët dhe të dyja palët nuk e duan. Kjo qëndron pjesërisht. Por unë besoj se jo të gjithë në SPAK janë të vendosur për këtë. Ka aty dhe njerëz të Ramës. Nëse do bëhej drejtësi tamam këtu, nuk di kush do ngelej jashtë, është problem pastaj për stabilitetin. Edhe amerikanët nuk duan ta zhveshin mbretin plotësisht, se kanë edhe ata interesat e tyre. Nuk e kuptoj këtë që drejtësia qenka avash-avash, krimineli në rrugë duhet kapur direkt, nuk mund ta lëmë kriminelin akoma të lirë, të bëjë akoma vrasje e krime, atëherë i bie është kalkulim e jo drejtësi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article