“Gërdeci”/ Mediu kërkon të merren në pyetje 90 dëshmitarë, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të DASH dhe qeverisë

1 year ago 64
Reklamë

Në seancën që do mbahet ditën e sotme, përmes një kërkese që ka paraqitur në GJKKO me firmën e dy avokatëve të tij Ardian Vishanj dhe Henrik Ligori, ish ministri Fatmir Mediu ka kërkuar që për çështjen “Gërdeci” të merren në pyetje 90 dëshmitarë.

Mes tyre, janë shumë zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Kujtojmë se në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.

Read Entire Article