“Gërdeci”, SPAK kërkon si dëshmitarë Shkëlzen Berishën

11 months ago 21
Reklamë
13:24 22/09/2023

Prokuroria ka paraqitur listën me 52 persona, mes tyre edhe ish-ministri Aldo Bumçi

52 dëshmitarë kërkoi Prokuroria e Posaçme në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Mes emrave që SPAK kërkon që të dëgjohen nga gjykata janë ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Bumçi dhe Shkelzën Berisha janë thirrur dhe më herët nga SPAK në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e çështjes.

Ndër të tjera Prokuroria e Posaçme kërkon të dëgjohen në gjykatë edhe 26 personat e pandehur që kanë qenë tek gjyqi i parë që është zhvilluar në vitit 2008-2009, për të njëjtën çështje.

SPAK po ashtu kërkoi që të shqyrtohen edhe provat shkresore të cilat pritet të shqyrtohen gjatë procesit të gjykimit.

Avokati i Fatmir Mediut, Henrik Ligori kërkoi kohë që të njihet me listën e dëshmitarëve dhe provat që kërkon SPAK në këtë proces. Nga ana tjetër gjykata e Posaçme vendoi që të shtyjë seancës pasi kërkon që të shqyrtojë listën e dëshmitarëve të SPAK dhe listën e dëshmitarëve të mbrojtes, për të parë emat që ndodhen në të dyja listat, që të mos thirren dy herë nga gjykata.

Mbrojta e ish-ministrit Mediu ka këruar që të thirren nga gjykata dhe të dëgjohen 90 dëshmitarë. Lista përfshin emra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të NATO-s dhe zyrtarë të lartë të SHBA-ve, si dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë e Maqedonisë. Po ashtu në listën e Mediut janë emrat e Pandeli Majkos, Besnik Mustafajt, Ridvan Bodes, Aldo Bumçit, Mimi Kodhelit dhe ish-shefi i SHISH, Bahri Shaqiri.

Gjykimi i Mediut pritet të jetë një përballje e gjatë me dëshmi dhe prova shkresore, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. SPAK thotë se Mediu dhe disa ish-zyrtarë të tjerë më status ushtarak kanë nxjerr disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin për trajtimin e armëve, duke shpërdoruar detyrën. Prokuroria e Posaçme ka ndarë edhe një procedim tjetër në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona dhe u plagosën afro 300 të tjerë. 

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article