Girona fiton derbin me Barçën

10 months ago 26
12:08 11/12/2023

Kryeson renditjen në La Liga

Girona fitoi 4 – 2 derbin me Barcelona duke u kthyer e vetme në krye të renditjes. Suksesi i parë ndaj Barçës në një ndeshje zyrtare prej vitit 1939. Girona edhe pse pati më pak mundësi shënimi u tregua më rezultative duke realizuar golin e parë me Dovbyk në minutën e 12’.

Pak më vonë Leëandoëski barazoi rezultatin, por Girona e mbylli në kryesim pjesën e parë falë Gutierrez. Pjesa e dytë pati emocione në minutat e fundit. Valery shënoi të tretin për Girona, ndërsa Gundogan me golin e tij u përpoq të ndizte shpresën e Barcelona.

Por në kohën shtesë Stuani vulosi suksesin duke i dhënë 3 pikët ekipit që po befason në kampionatin spanjoll. Girona ka edhe sulmin më të mirë në La Liga pasi në 16 javët e para janë realizuar 38 gola që kanë shërbyer për të grumbulluar 41 pikë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article