Girona i përgjigjet Realit

10 months ago 26
10:15 19/12/2023

Girona iu përgjigj Real Madridit duke fituar në sfidën kundër Deportivo Alaves me rezultatin 3-0. Klubi katalanas rimerr kryesimin e La Liga-s në përfundim të javës së 17.

Vendimtar në këtë sfidë ishte Artem Dovbik, i cili realizoi dy gola. Ukrainasi realizoi në minutën e 23. Rezultati shkoi në 2-0 në minutën e 42 falë golit të Portu. Fitoren e vulosi Dobvik në minutën e 59.

Pavarësisht përpjekjeve, Alaves e pati të pamundur që të thyente mbrojtjen e vendasve. Me fitoren e arritur, Girona shkon në 44 pikë, 2 më shumë se sa Real Madridi, që rikthehet 1 pozicion më poshtë.

Alaves pozicionohet në vendin e 13 me 16 pikë pas 17 ndeshjesh.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article