“Gjallë a vdekur do të të kthej në Shqipëri!”, 72-vjeçarja tregon dhunën nga ish-bashkëshorti: Më ka helmuar fëmijët, njëri më ndërroi jetë kur ishte 8 muajsh

3 months ago 8

Historia që u trajtua sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, është ajo e një 72-vjeçareje dhe kalvarit të jetës së saj.

Ajo rrëfeu se jeta e saj bashkëshortore ka qene e vështire dhe gati në kufijtë e tragjikes, për shkak të dhunës sistematike dhe tradhtisë nga ana e bashkëshortit.

Ajo ka me shume se 10 vite që është divorcuar nga bashkëshorti dhe ky i fundit ka ndërtuar sipas gruas një jetë të re.

Gruaja rrëfen se dhuna dhe presioni psikologjik vazhdon edhe në ditët e sotme, ku tregon se përndiqet, dhunohet dhe poshtërohet nga ish bashkëshorti.

72-vjeçarja ka rrëfyer se pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve, ish-bashkëshorti ka tentuar të helmojë djalin e tyre të madh, dhe madje djalin e dytë arriti ta helmojë e për pasojë ai ka ndërruar jetë.

“I dhunonte fëmijët. Djalin e madh 7-8 muajsh ma ka helmuar me një pilulë që mbajnë ushtarakët që mos të bien në dorë të armikut. Unë nuk e kisha kuptuar.
Shtatzëninë e dytë, e bëra fëmijën 6 muajsh, e helmoi sërish dhe i dha urdhër të mos e dërgoja në spital. Isha e trembur dhe nuk e çova menjëherë, dhe ai nuk u shpëtua dot.
Djalin e madhe e ka dhunuar shumë”, tha ai.

72-vjeçarja rrëfen gjithashtu se për të dashurën e ish-bashkëshortit, e ka marrë vesh në dasmën e të birit.

“Ma tregoi nipi. Më tha xhaxhanë bëre mirë që nuk e pranove në dasmë, por ke pranuar shemrën tënde. Ngela e shokuar. Ma tregoi me gisht më tha ja ku e ke në tavolinë”, tha ajo.

72-vjeçarja ka lexuar live në emision edhe një letër kërcënuese që ka marrë nga ish-bashkëshorti në kohën që ishte në Britani.

“Gjallë a vdekur do të të kthej në Shqipëri për të vënë në vend nderin tim të nëpërkëmbur. Mos i bëj djemtë të ndihen fatkeqët në botë. Kështu përfundojnë dhe llafet dhe vihet në vend dinjiteti yt që është shumë i rënë.

Në të kundërt do të jesh e turpëruar. Të kthehesh në shtëpi tek burri yt. Nëse kthehesh nuk ke asnjë pasojë, ndryshe pasojën do e mbash ti që e gatove këtë çorbë”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article