Gjashtë muaj pasi u bë baba i një vajze me të dashurën jashtë-martesore, Walker është në pritje të një fëmije me ish-gruan e tij

9 months ago 12

Futbollisti i Manchester Cityt dhe Anglisë, Kyle Walker (33 vjeç) do të ketë një fëmijë të ri me ish-bashkëshorten e tij Annie Kilner (31 vjeçe), vetëm gjashtë muaj pasi ai u bë baba i një fëmije me të dashurën jashtëmartesore, modeles Lauryn Goodman.

Fundjavën e kaluar, gruaja e tij Annie dhe nëna e tre fëmijëve të tij, njoftuan se po divorcoheshej me mbrojtësin e Manchester Cityt , pas një sërë skandalesh seksuale të cilat kulmuan kur u zbulua se ai kishte një fëmijë të dytë me të dashurën Lauryn Goodman.

“Kyle ishte i lumtur që fshihte me sukses të vërtetën, sepse kishte dy familje dhe kishte frikë se çfarë do të ndodhte kur Eni ta merrte vesh, por unë vazhdova t’i thosha: ‘Vajza jonë nuk mund të jetë sekret, ajo është njerëzore’. Nuk doja t’i ndaja ose t’u bëja dëm, por duhej të dilte për hir të të gjithëve”, tha Goodman për gazetën britanike The Sun.

LA DOBLE VIDA DE KYLE WALKER 😳💔

Recientemente separado, su ex esposa Annie Kilner revelo los motivos de la separación: el lateral derecho del Manchester City parece estar llevando una doble vida, manteniendo en secreto una familia aparte. Parece ser que Kyle mantenía una… pic.twitter.com/JLbQMesOMh

— Diario Olé (@DiarioOle) January 17, 2024

Vetëm një ditë më vonë, mediat hodhën një tjetër lajm “bombë”.

Walker dhe tashmë ish-gruaja e tij Annie janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt së bashku (i gjashti për të) dhe shtojnë se gruaja e re tashmë është gjashtë muajshe shtatzënë.

Është interesante se fëmija i tij i dytë me Lauryn është gjithashtu gjashtë muajsh.

Walker i kërkoi falje publike gruas së tij pasi lidhja e tij u bë e njohur, por gjithsesi do të divorcohet dhe tashmë është larguar nga vila e tyre luksoze me vlerë tre milionë euro.

Mesfushori anglez është anëtar i Manncester Cityt që nga viti 2017, kur u realizua transferimi i tij nga Tottenhami dhe fanellën e Citizens e veshi 280 herë, duke fituar Premiership, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Read Entire Article