Gjashtë të humbur pas përmbysjes së peshkarexhës koreano-jugore (fotot)

6 months ago 8
Reklamë

Një peshkarexhë koreano-jugore me nëntë njerëz në bord mes të cilëve shtatë indonezianë, është përmbysur sot në brigjet jugore të vendit, teksa gjashtë njerëz janë ende të humbur, njoftonin autoritetet.

Mjeti 29-tonësh u përmbys në ujërat rreth 68 kilometra larg brigjeve të qytetit Tongyeong njoftonte rrjeti shtetëror vendas Yonhap.

Deri tani tre të shpëtuarit janë gjallë por ende pa ndjenja, tha roja bregdetare koreane  Tongyeong, sipas rrjetit AFP.

“Kërkimet vijojnë për gjashtë anëtarët e tjerë të humbur të ekuipazhit,” tha zyrtari vendas Lee Ho-jun.

Presidenti koreano-jugor Yoon Suk Yeol i kërkoi autoriteteve të bënin gjithë çka është e mundur për shpëtimin e jetëve, duke mobilizuar ushtrinë.

Në pamje të publikuara nga mediat shihej që disa anije e helikopterë punonin pranë barkës së përmbysur, por ende nuk kishte gjurmë të te zhdukurve.

Peshkarexha fatkeqe ishte nisur nga ishulli jugor Jeju prej të enjtes për operacionet e peshkimit, ndërsa nuk njihen ende rrethanat e aksidentit të rëndë, tha agjencia Yonhap.

Top Channel

Read Entire Article